Kremlini: Niveli i agresivitetit të Uashingtonit kundër Moskës i paprecedentë

Bota

Kremlini: Niveli i agresivitetit të Uashingtonit kundër Moskës i paprecedentë

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 23:06
Dmitri Peskov

Kremlini dënoi sot nivelin e agresivitetit të paprecedentë të SHBA-ve, ndërkohë që Uashingtoni akuzon Moskën për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane.

“Fakti është që paparashikueshmëria dhe agresiviteti i SHBA-së rritet”, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve “RIA Novosti”.

“Kërcënimet e drejtuara kundër Moskës dhe qeverisë sonë janë të paprecedenta sepse ato janë të formuluara në nivel të zëvendëspresidentit të SHBA-së”, gjykoi Peskov.

“Duke marrë në konsideratë këtë kontekst që ndjek një linjë agresive, një linjë të paparashikueshme, na duhet të marrim masa për të mbrojtur interesat nga rreziqet”, shtoi ai.

Javën e kaluar, administrata amerikane akuzoi Moskën për ndërhyrje në presidencialet në SHBA duke orkestruar piraterinë e fundit të e-maileve të personaliteteve dhe institucioneve amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat