Mongherini: BE-ja nuk parashikon sanksione kundër Rusisë

Bota

Mongherini: BE-ja nuk parashikon sanksione kundër Rusisë

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 13:15
Federica Mogherini

Ministrat e Punëve të Jashtme të 28 vendeve të Bashkimit Evropian, të mbledhur sot në Luksemburg veçanërisht për të diskutuar për rrethimin e Alepos në Siri, nuk parashikojnë sanksione kundër Rusisë, aleate e regjimit të Bashar al-Assadit, deklaroi shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

“Kam parë që kjo është diskutuar shumë në media, por jo në takimet tona. Në asnjë prej tyre, çështja nuk është ngritur nga ndonjë shtet anëtar”, konfirmoi Mongherini për shtypin pas mbërritjes në takim.

Ajo nuk përjashtoi diskutimet për sanksione shtesë kundër regjimit të Assad.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat