B.E. dhe ndikimi i Rusisë në konfliktin sirian

Bota

B.E. dhe ndikimi i Rusisë në konfliktin sirian

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 00:12
Federica Mogherini

Shefja e Bashkimit Evropian për politikën e jashtme, Federica Mogherini thotë se B.E.-ja nuk është duke shqyrtuar vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për veprimet e saj në Siri. Zonja Mogherini foli me gazetarët përpara një takimi të ministrave të jashtëm të vendeve të Bashkimit Evropian BE-së që po zhvillohet në Luksemburg. Megjithatë, ajo nuk përjashtoi vendsojen e sanksione të mëtejshme ndaj regjimit të presidentit Asad në Siri.

Asnjë vend anëtar nuk ka paraqitur një propozim për sanksione të reja ndaj Rusisë, tha sot përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikën e jashtme Federica Mogherini.

"Kjo nuk është propozuar nga asnjë vend anëtar. Unë e kam parë këtë në media, por jo në mbledhjet tona. Në asnjë nga takimet tona nuk është ngritur çështja e sanksioneve ndaj Rusisë. Por ne kemi vendosur sanksione ndaj regjimi sirian dhe ka diskutime për mudësinë e intensifikimit të tyre."

Zonja Mogherini vuri në dukje se sanksionet nuk janë i vetmi mjet që Bashkimi Evropian ka në dispozicion për të ushtruar trysni ndaj situatave dhe ajo tha se blloku do të përqëndrohet në të gjitha alternativat.

Të dielën, Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry paralajmëroi për sanksione të mundshme ndaj Moskës në lidhje me situatën në Siri dhe kritikoi ashpër veprimet ushtarake të Rusisë atje.

Siria ishte një nga temat kryesore të bisedimeve të tij me Sekretarin e Jashtëm britanik, Boris Johnson të dielën. Çështja e Sirisë u diskutua edhe të shtunën në takimet e zotit Kerry me Ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe me diplomatë të tjerë.

Sekretari Kerry tha se zyrtarët janë të shqetësuar dhe të indinjuar nga shkatërrimi që ka goditur qytetin verior të Alepos. Ai tha se gjithçka mund të përfundojë, nëse Rusia dhe Siria vendosin ta bëjnë një gjë të tillë.

Zoti Kerry tha se ai dhe ministrat e tjerë duhet të shterrin çdo mundësi për të gjetur një mënyrë për ndalimin e luftimeve. Marrëveshjet e armëpushimit janë shkelur gjatë pesë viteve të fundit të luftës në Siri, përfshirë armëpushimin e muajit të fundit në Alepo./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat