Aeroplanët luftarakë të Turqisë përfshihen në sulme ajrore kundër ISIS-it në Mosul

Bota

Aeroplanët luftarakë të Turqisë përfshihen në sulme ajrore kundër ISIS-it në Mosul

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 12:04
Ilustrim

Forcat Ajrore të Turqisë janë përfshirë në sulmet ajrore të koalicionit në qytetin irakian, Mosul, si pjesë e operacionit që mbështetet nga SHBA-ja, për ta larguar ISIS-in nga vendi.

Kështu ka thënë sot kryeministri turk, Binali Yildirim.

Turqia dhe Iraku ka kohë që kanë një mosmarrëveshje për prezencën e trupave turke në kampin Bashiqa në veri të Irakut, si dhe për atë se kush duhet të marrë pjesë në operacionin që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara në Mosul.

Turqia ka trajnuar rreth 3.000 trupa për të marrë pjesë, por është e shqetësuar se operacioni mund t’i ndezë tensionet sektariane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat