SHBA: ISIS-i do të përdorë armë kimike në Mosul

Bota

SHBA: ISIS-i do të përdorë armë kimike në Mosul

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 12:40
Ilustrim

Ka shumë mundësi që ISIS-i do të përdorë armë kimike në tentim për ta ndalur ofensivën e udhëhequr nga ushtria irakiane në qytetin Mosul, thonë zyrtarët amerikanë.

Forcat amerikane janë duke mbledhur pjesë të artilerisë që ky grup e përdorë, në mënyrë që t’i kontrollojnë ato për përmbajtje të materiale kimike, pasi që së fundmi është konfirmuar përmbajtja e sulfurit mustardë në municionet e zbuluara të ISIS-it më 5 tetor, kanë thënë ata për Reuters.

Por, ata besojnë se deri më tani, ISIS ka dështuar të zhvillojë armë kimike me ndikime vdekjeprurëse, që do të thotë se kërcënimi më i madh ndaj forcave irakiane dhe kurde janë armët konvencionale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat