Nën vëzhgim të rreptë: Britanikët kontrollojnë “Admiral Kuznetsov”

Bota

Nën vëzhgim të rreptë: Britanikët kontrollojnë “Admiral Kuznetsov”

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 18:03
Vëzhgimi

Aeroplanmbajtësja Admiral Kuznetsov kaloi në brigjet britanike në rrugën e saj për në Mesdhe, nën vëzhgimin e rreptë të flotës britanike.

Teksa britanikët ndiqnin hap pas hapi kalimin e Kuznetsov që shoqërohej nga një nëndetëse dhe disa fregata, mediat ruse janë tallur me britanikët.

Kjo për faktin se Britania e Madhe kishte caktuar vetëm fregatën HRS Richmond të shoqëronte anijet ruse.

“Shihni anijet e vogla britanike”, shkruanin mediat ruse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat