Merkel dhe Hollande nuk përjashtojnë sanksionet ndaj Rusisë

Bota

Merkel dhe Hollande nuk përjashtojnë sanksionet ndaj Rusisë

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 08:27
Pamje nga takimi

Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë, Francois Hollande dhe Angela Merkel pas takimit me presidentin rus Vladimir Putin e kanë akuzuar Moskën për bombardimet në Siri dhe kanë refuzuar që të përjashtojnë vënien e sanksioneve ndaj Rusisë.

"Ajo që po ndodh në Aleppo është krim lufte. Një prej kërkesave është që bombardimet nga regjimi dhe mbështetësit e tij (rusë) duhet të përfudojnë”, tha presidenti frances Francois Hollande pas një takimi një orësh ndërmjet tre liderëve në Berlin më 20 tetor, që u zhvillua pas pesë orëve të bisedimeve për paqen në Ukrainë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, e ka dënuar fushatën ajrore në qytetin më të madh të Sirisë duke e cilësuar si “jonjerëzore dhe mizore”. Ajo i përshkroi bisedimet me Putinin për Sirinë si “shumë të vështira”.

Të dy udhëheqësit paralajmëruan se nuk do të përjashtojnë vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, disa orë përpara një samite të Bashkimit Evropian ku roli i Rusisë në Siri është vënë për diskutim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat