Argjentina në zi e protesta masive pas përdhunimit barbar dhe vrasjes se një 16 vjeçarjeje

Bota

Argjentina në zi e protesta masive pas përdhunimit barbar dhe vrasjes se një 16 vjeçarjeje

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 09:23
Foto

Mijëra njerëz në Argjentinë janë larguar nga puna për një orë në shenjë proteste mbi përdhunimin e tmerrshëm dhe vrasjen e një vajze adoleshente.

Lucia Perez, 16 vjec ishte droguar dhe dhunuar seksualisht para se të vritej në qytetin e Mar del Plata.

Dy burrat që e gjetën dhe e cuan në spital, thanë  se ajo ishte në gjendje overdose nga droga. Por mjekët gjetën gjithashtu prova se ajo i ishte nënshtruar dhunës ekstreme seksuale.

Aktivistët nxitën gratë të vishen me të  zeza dhe t’u bashkohen protestave masive në rrugë.

Mijëra protestues marshuan në Buenos Aires dhe qytete të tjera të Argjentinës të mërkurën pasdite.

"Nëse ju prekni njërë n prej nesh, ne do të  ngrihemi dhe do të  reagojmë të  gjitha – lexojnë posterat e shkruara nga shumë protestues.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat