Trafikimi prek 20 milionë persona në botë

Bota

Trafikimi prek 20 milionë persona në botë

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 16:36
Ilustrim

Më shumë se 20 milionë njerëz që jetojnë sot nëpër botë janë trafikuar për shfrytëzim seksual, punë të detyruar apo akte te tjera te jashtëligjshme duke gjeneruar  117 miliardë euro në vit për trafikantët.

Ky është kthyer në një nga krimet më fitimprurës ndërkombëtarisht. Pesë vendet kryesore të origjinës së trafikimit në Europë janë Rumania, Bullgaria, Holanda, Hungaria dhe Polonia. Ndërsa shtetet që nuk janë pjesë e kontinentit, por që njësoj shënojnë shifra alarmante janë Nigeria, Brazili, Kina, Vietnami dhe Rusia.

Gratë dhe vajzat përbëjnë 95% të viktimave të trafikuara për shfrytëzim seksual, ndërsa meshkujt përbëjnë 70% të viktimave të regjistruara në punë të zezë.

Shumica e viktimave të identifikuara dhe trafikantëve të dyshuar janë shtetas të BE-së. Në fillim të këtij viti deputetët  e Parlamentit Europian vlerësuan legjislacionin aktual europian për luftën ndaj trafikimit të qënieve njerëzore dhe rekomanduan disa masa për përmirësimin e dy rezolutave të miratuara në muajin maj dhe korrik.

Eurodeputetët i bënë thirrje vendeve të BE-së për të zbatuar më mirë ligjet ekzistuese dhe njëherësh për të siguruar mbështetje për viktimat. Sipas tyre çështja e krizës së refugjatëve është ajo që ka rënduar situatën. Parlamenti Europian po punon për një rezolutë që mbron mijëra të mitur të pashoqëruar të cilët janë veçanërisht shumë të ekspozuar ndaj trafikantëve  të qënieve njerëzore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat