ISIS-i pranon humbjen, por zgjedh Europën si ‘sheshin e ri të Luftës’

Bota

ISIS-i pranon humbjen, por zgjedh Europën si ‘sheshin e ri të Luftës’

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 16:09
Ilustrim

Udhëheqësit e lartë të ISIS-it kanë qenë të detyruar të pranojnë se do të humbasin kalifatin e tyre në Siri dhe Irak. Tani ata po hedhin sytë nga Perëndim si rruga e vetme e mbetur, deklarojne luftëtarët e ISIS-it që po e braktisin grupin islamik gjatë përballes me sulmet në Mosul.

Vrasjet e disa prej komandantëve më të mirë, ndarjet dhe frika e tradhtisë kanë bërë që ISISI- i të humbasë territor në mënyrë të qëndrueshme, sipas dy myslimanëve belge të cilët kanë dezertuar në Turqi.  Në të njëjtën kohë, shkatërrimi i municioneve ka bërë që grupi të jetë gjithnjë e më shumë në varësi të bombave vetëvrasëse në përpjekje për të frenuar dhe ofensivat kundër tij.

"Kur Daesh [ISIS] shkoi në Irak ai mori forca dhe makina të blinduara nga ushtria irakiane.

"Por, kur amerikanët dhe rusët filluan sulmet e tyre ajrore këto makina janë duke u hedhur në erë para syve të armikut por tani, numri i njerëzve vullnetare të jenë kamikazë ka rënë”, thotë Rachid, 27 vjec, i cili punonte si mekanik në Belgjikë para udhëtimit për tu bëre terrorist në Siri, raporton “The Indepedent”.

"Por ata mund ti përgatisin njerëzit të bëhen  kamikazë në Evropë dhe ata mund të shkaktojnë më shumë dëme. Pra, liderët e Daesh janë duke përcaktuar vendin e ri ku do të bëhet lufta..Pra, lufta është duke lëvizur në Evropë ". thotë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat