Uashingtoni dhe Ankaraja me ofensivë të përbashkët kundër ISIS-it

Bota

Uashingtoni dhe Ankaraja me ofensivë të përbashkët kundër ISIS-it

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 20:59
Carter- Erdogan

Gjatë një vizite të sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Ashton Carter, që ka zhvilluar në Ankara, dy palët janë pajtuar për të ruajtur bashkëpunimin ushtarak me qëllim të luftimit të grupit terrorist Shteti Islamik (ISIS).

Gjatë vizitës së tij në Turqi, Ashton Carter zhvilloi takime me disa drejtues të lartë turq, duke përfshirë Presidentin Recep Tayip Erdogan dhe kryeministrin Binali Yildirim.

“Të dyja palët ranë dakort për të patur komunikime të vazhdueshme frytdhënëse në përmbushjen e interesave të përbashkët, kryesisht një bashkëpunimi të ngushtë dhe një transparencë të qëndrueshme në përpjekjen e koalicionit për t’i shënuar ISIS-it një disfatë afatgjate”, bën të ditur Pentagoni përmes një deklaratë.

Ndërsa lufta kundër xhihadistëve ka hyrë në një fazë vendimtare në Irak, SHBA-ja po monitoron me shqetësim tensionet midis Ankarasë dhe Bagdadit. Ankaraja kërkoi veçanërisht pjesëmarrje në operacione luftarake në Mosul, për t’i rimarrë ISIS-it qytetin më të madh irakian, por Bagdadi është shprehur kundër një nisme të tillë në mënyrë të prerë.

“Në mesin e kësaj mosmarrëveshjeje midis aleatëve, Uashingtoni i kërkoi Ankarasë për të mos qenë pjesë e operacioneve ushtarake në Irak pa miratimin paraprak të Bagdadit. Respektimi i sovranitetit të Irakut është një parim i rëndësishëm që duhet respektuar nga të gjithë anëtarët e tjerë të koalicionit”, ka theksuar Ashton Carter në një konferencë për median, përpara udhëtimit në Turqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat