Zbulohet baza e ushtrisë gjermane në Polin e Veriut

Bota

Zbulohet baza e ushtrisë gjermane në Polin e Veriut

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 22:57
Ilustrim

Është zbuluar një bazë e ushtrisë gjermane në Polin e Veriut, e ndërtuar në vitin 1942, një vit pasi ushtria gjermane kishte pushtuar Rusinë.

Ish baza gjermane ishte prezantuar si një stacion meteorologjik, ndërsa ushtria gjermane ishte larguar nga ai vend, në vitin 1944 kur ushtarët ishin helmuar nga ushqimi ndërsa ishin evakuuar me një nëndetëse.

72 vjet më vonë, baza është ri-zbuluar dhe aty janë gjetur 500 artikuj, duke përfshirë edhe dokumente të ruajtura në gjendje të mirë. Artikujt gjendeshin në një bunker.

Baza naziste ishe e ndërtuar në vendin e quajtur Ishulli i Aleksanderit dhe ishte një pozitë strategjike me rëndësi për ushtrinë gjermane, pasi nga aty dërgoheshin të dhëna më rëndësi për lëvizjen e trupave gjermane.

Ky territor tani administrohet nga shteti rus. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat