Bisedimet BE-Kanada për tregtinë në rrezik

Bota

Bisedimet BE-Kanada për tregtinë në rrezik

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 09:47
Foto nga vendi ngjarjes

Presidenti i Parlamentit Europian ka thirrur për një takim urgjentë për të provuar që të shpëtohet marrëveshje për tregti të lirë në mes të Bashkimit Europian dhe Kanadasë, shkruan BBC.

Martin Schulz ka kërkuar bisedime të ndara me ministren e tregtisë të Kanadasë, Chrystia Freeland dhe kreun e Wallonias në Belgjikë, Paul Magnett, të cilët kanë bllokuar bisedimet për Marrëveshjen Ceta.

Freeland ka braktisur bisedimet të premten, pas shtatë vjetëve negociata.

Ajo ka thënë se është e qartë se BE nuk mund të arrijë marrëveshje madje as me Kanadanë, shtet që ka vlera europiane.

Marrëveshjen në fakt e kanë mbështetur që të gjitha vendet e Bashkimit Europian, por në Belgjika, sipas rregullimit te saj kushtetues duhet që të gjitha regjionet e vendit të mbështesin marrëveshjen, para se qeveria federale ta nënshkruaj.

Dhe rajoni frankofon i Belgjikës, Wallonia, ka qëndruar stoik në kundërshtimin për këtë marrëveshje.

“Nuk mund të ndalemi në kilometrin e fundit”, ka shkruar Schulz në Twitter, duke thënë se ai do të takohet sot me zonjën Freeland dhe më pa edhe me Magnette.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat