Rusi, 19 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit

Bota

Rusi, 19 të vdekur nga rrëzimi i helikopterit

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 18:11
ilustrim

Agjencia e aviacionit në Rusi njofton se 19 persona kanë humbur jetën nga rrëzimi i një helikopteri i cili mbante punëtorë të kompanisë së naftës, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjencia Federale e Transportit Ajror të Rusisë, në deklaratën e saj të publikuar të shtunën, thekson së 16 pasagjerët dhe tre anëtarët e ekuipazhit humbën jetën në aksidentin e të premtes në veri të Rusisë. Më tej sqarohet se helikopteri Mi-8 fluturonte nga Vankor për Staryi Urengoi në rajonin Yamalo-Nenets, kur u rrëzua 45 kilometra në verilindje të Staryi Urengoi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat