Uashingtoni paralajmëron presidentin filipinas

Bota

Uashingtoni paralajmëron presidentin filipinas

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 21:47
Daniel Russel

Deklaratat nxitëse të presidentit filipinas, Rodrigo Duterte janë një burim shqetësimi në rritje në botë, u shpreh sot në Manila i dërguari amerikan për Azinë, Daniel Russel.

Ndihmëssekretari i Shtetit i ngarkuar për Azinë, Daniel Russel takoi ministrat filipinas të Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme.

Disa ditë më parë, Duterte kërkoi “ndarjen” nga Uashingtoni, më pas ai bëri hapa pas duke deklaruar se nuk dëshironte të shkatërronte një aleancë të vjetër 70 vjeçare.

“Vijimi i deklaratave dhe komenteve kontroverse, një situatë vërtetë e pasigurt në lidhje me qëllimet e filipinase ngjallën indinjatë në disa shtete”, deklaroi Russel.

Russel shtoi se i ka transmetuar kreut të diplomacisë së arkipelagut, Perfecto Yasay, shqetësimet e Uashingtonit në lidhje me luftën kundër krimit në Filipine.

Ndryshe, rreth 3.700 persona u vranë në më pak se katër muaj, që lë hije dyshimi për vrasje pa proces gjyqësor në Filipine.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat