Avioni i “British Airways” detyrohet të bëjë ulje emergjente, sëmurën anëtarët e ekuipazhit

Bota

Avioni i “British Airways” detyrohet të bëjë ulje emergjente, sëmurën anëtarët e ekuipazhit

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 14:54
Ilustrim

Një avion i “British Airways”, i cili për destinacion kishte San Franciscon, ka ndërruar drejtim dhe ka ateruar në Vancouver, pasi anëtarët e ekuipazhit u sëmurën, njofton agjencia.

Kjo agjencia tregon se një numër i anëtarëve të ekuipazhit dhe dy udhëtarë i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore si masë paraprake, raporton BBC.

Shkaktari i incidentit nuk është i qartë. Raportohet se avioni bëri ulje emergjente në Vancouver të hënën në mbrëmje sipas kohës lokale.

Fotografitë shfaqin automjete të emergjencës që kanë rrethuar avionin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat