HRW: Tortura ushtrohet gjerësisht në Turqi

Bota

HRW: Tortura ushtrohet gjerësisht në Turqi

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 17:35
ilustrim

Sipas organizatës së të drejtave të njeriut “Human Rights Watch”, policia në Turqi ka shfrytëzuar dekretet e emergjencës të miratuara pas puçit të dështuar të muajit korrik, për të ushtruar torturë.

Raporti i organizatës përshkruan 13 raste torture nga policia, të mundësuara prej dekreteve të emergjencës që heqin përgjegjësinë e zytarëve për veprimet e tyre.

Drejtori për Evropën dhe Azinë Qendrore në “Human Rights Watch”, zoti Hugh Williamson, tha se duke hequr ligjet kundër torturës, qeveria turke u dha realisht dorë të lirë agjensive ligjzbatuese që të torturojnë dhe keqtrajtojnë të ndaluarit.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan shpalli gjendjen e emergjencës pas puçit të dështuar të muajit korrik. Që atëherë janë arrestuar mbi 30 mijë persona, pjesa më e madhe ushtarakë, arsimtarë dhe juristë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat