MSF: 25 migrantë gjenden të vdekur në një anije

Bota

MSF: 25 migrantë gjenden të vdekur në një anije

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 18:46
Ilustrim

Organizata Mjekët pa Kufi (MSF) njoftuan sot se kishin gjetur 25 imigrantë të vdekur në një barkë të mbijetuarit e të cilës ishin shpëtuar dje në brigjet e Libisë.

Kjo dramë e çon bilancin e viktimave në 68 dhe në 30 numrin e të zhdukurve në një javë.

Pasi kanë shpëtuar 139 persona në një tjetër anije në afërsi, ekuipazhi i Bourbon Argos është rikthyer tek barka dhe ka konstatuar se të vdekurit ishin 25, me shumë gjasa të asfiksuar, djegur apo mbytur.

Disa ditë më parë të paktën nëntë imigrantë kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë, mes të cilëve katër fëmijë, rezultuan të zhdukur pas një sërë dramash në brigjet e Libisë, ku më shumë se 1 000 imigrantë të tjerë janë shpëtuar, kanë bërë të ditur forcat e shpëtimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat