Retorika e fundit e Erdogan: Ja pse për Turqinë janë të rëndësishme Aleppo, Mosuli dhe..Selaniku

Bota

Retorika e fundit e Erdogan: Ja pse për Turqinë janë të rëndësishme Aleppo, Mosuli dhe..Selaniku

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 27 tetor 2016 Në ora: 09:35
Harta e Turqise 1920

Në artikujt e shumë gazetave të huaja, presidenti Rexhep Taip Erdogan, paraqitet si “Sultan”. Vetëm disa muaj pas Grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, 15 korrik, kursi i tij vlerësohet agresiv nga fqinjët.

“Ne nuk kemi pranuar kufijtë tanë vullnetarisht,” tha ai shkurt në një fjalim. “Baballarët dhe themeluesit tanë kanë lindur jashtë kufijve tanë.” Shumë analistë e vlerësuan këtë fjali si kundërpërgjigje ndaj Marrëveshjes së Lausannës, 1923. Deri në 1920 Perandoria Osmane, tashmë në grahmat e fundit, territoret e saj përfshinin shumë ishuj në Egje dhe tre qytete gjeo-strategjike: Selanikun, Aleppon dhe Mosulin, shkruan Der Spiegel, përcjell botasot.info. “Ne kemi dhënë ishujt tanë Greqisë. Atje janë xhamiat tona.”

“Luftojmë për interesat tona”

Gjatë luftimeve të ashpra në Aleppo dhe Mosul, presidenti Erdogan ka theksuar se atje do “luftojmë për interesat tona”, ndërsa kryeministri Binali Yildirim ka theksuar se shkojnë për të luftuar në Irak e Siri, “për probleme që na dhimbsen”.

Konfliktet në Lindjen e Mesme nuk mund të zgjidhen pa Turqinë, por konflikti suni-shia mund të tensionojë edhe më shumë situatën. Mosuli dhe Aleppo qytete me shumicë dërrmuese muslimanë suni, që Turqia nuk dëshiron t’i lejë në sundimin absolut të qeverive shitë irakane dhe siriane./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat