Pentagoni thotë se në sulmet ajrore në Siri u vra një lider i Al-Kaidës

Bota

Pentagoni thotë se në sulmet ajrore në Siri u vra një lider i Al-Kaidës

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 19:28
Pentagoni

Pentagoni thotë se në sumet ajrore në Siri, gjatë muajit, është vrarë, siç e përshkruan Departamenti i Mbrojtjes, një lider i lartë i al Kaidës që dikur kishte lidhje me Osama bin Laden.

Një zëdhënës i Pentagonit, kapiteni i marinës, Jeff Davis, e identifikoi objektivin si Haydar Kirkan. Zëdhënësi tha se Kirkan mbikqyrte planifikimet për sulmet ndaj objektivave perëndimore jashtë Sirisë, përfshirë dhe Turqinë.

Davis tha se dronët e SHBA-së kryen sulmet ajrore më 17 tetor në zonën e Idlibit, në Sirinë perëndimore.

SHBA-ja më heret ka njoftuar se një javë pas atij sulmi ka goditur objektivat e al Kaidës në Yemen dhe Afganistan. (REL)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat