Erdogan akuzon Gjermaninë se është bërë strehë për terroristët

Bota

Erdogan akuzon Gjermaninë se është bërë strehë për terroristët

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 14:29
Rexhep Taip Erdogan

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka thënë sot se Gjermania është bërë strehë për terroristët dhe ka akuzuar këtë vend se nuk ka dorëzuar mbështetësit e SHBA-ve që Ankaraja e konsideron si përgjegjëse për tentim grusht shtetin në Turqi.

Presidenti turk ka thënë se Gjermania “ka ushqyer gjatë” militantët nga Partia Popullore Kurde që luftojnë për autonominë kurde, transmeton Reuters.

“Nuk kemi asnjë pritje nga Gjermania të cilën historia do ta dënojë për mbështetje të terroristëve.

Gjermania është bërë strehë e rëndësishme për terroristët”, ka thënë Erdogan në Ankara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat