Britania mbulohet nga dëbora, temperaturat ulen deri në -4 gradë

Bota

Britania mbulohet nga dëbora, temperaturat ulen deri në -4 gradë

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 13:24
Ilustrim

Britania e Madhe është përfshirë nga moti i keq dhe me reshje dëbore.

Siç transmeton oranews njoftimet nga ky vend, temperaturat janë ulur nën zero, për të paralajmëruar fillimin e një dimri të ftohtë.

Në disa zona të Britanisë temperaturat janë ulur deri në -4.6 gradë, që për muaj nëntor janë më të ulëta se mesatarja, shkruan The Sun.

Shumë qytetarë janë përballur me dëborën, ku trashësia në disa rrugë ka arritur në disa cm, çka ka sjellë edhe bllokim të tyre. Meteorologët parashikojnë një dimër të ftohtë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat