Një kinez në krye të Interpolit

Bota

Një kinez në krye të Interpolit

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 13:17
Meng Hongwei

Një zyrtar i lartë kinez është zgjedhur në krye të agjencisë së bashkëpunimit global policor Interpol.

Zëvendësministri i Sigurisë Publike Meng Hongwei është qytetari i parë kinez  që mban postin katërvjeçar. Emërimi i tij  u bë menjëherë, shkruan BBC.

 Meng tha e është i gatshëm “ që të bëjë çdo gjë që është e mundur drejt kauzës së policisë në botë”

"Ne aktualisht po përballemi me disa nga sfidat më serioze të sigurisë publike që prej Luftës së Dytë Botërore," tha Meng në një deklaratë të Interpolit.

Meng bëhet president i Komitetit Ekzekutiv Interpolit, i cili jep udhëzime dhe drejtim të organizatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat