BE i vazhdon sanksionet Rusisë para së Trump të merr mandatin e Presidentit

Bota

BE i vazhdon sanksionet Rusisë para së Trump të merr mandatin e Presidentit

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 22:08
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian ka gjasa që në dhjetor t’i zgjasë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë, por kjo mund të jetë shumë më e vështirë në të ardhmen, në qoftë se Donald Trump zbut marrëdhëniet me Rusinë.

Trump, i cili do të marrë përsipër presidencën e SHBA-ve në janar, kishte thënë se donte "marrëdhënie të mira" me Rusinë dhe presidentit Vladimir Putin. Kjo është ndjerë me frikë nga disa anëtarë të BE-së, pasi  do të shkaktonte zhvendosja politike, që do të zbuste qëndrimin amerikan në krizën e Ukrainës.

Sanksionet u vendosën ditën e parë pasi Rusia aneksoi gadishullin Krime të Ukrainës, në vitin 2014 dhe që atëherë nga Bashkimi Evropian i përsërit sanksionet çdo gjashtë muaj.

Pesë diplomat evropian thanë për Reuters se pritet që krerët e BE-së do të zgjerojnë sanksionet kryesore ekonomike ndaj Rusisë, muajin e ardhshëm, para se Trump të merr detyrën.

Vendimi kërkon unanimitet mes 28 shteteve anëtare dhe sanksionet ekonomike janë në fuqi deri në fund të janarit 2017.

Megjithatë Italia, Hungaria, Greqia dhe Qipro, të cilat kanë lidhje të ngushta me Moskën, gjithnjë i kanë vënë në pikëpyetje efektivitetin e këtyre masave.

"Zgjatja dhe gjeromi i sanksioneve mund të ndodh në dhjetor, pasi nuk ka asnjë ndryshim në terren në Ukrainë. Vërtetë nuk ka arsye të mos i zgjasim", ka thënë një diplomat evropian.

Presidenti Barack Obama, kishte vendosur gjithashtu sanksione ndaj Rusisë dhe i kishte bërë thirrje bllokut që në sanksione ndaj Rusisë të mbeten të bashkuar.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump ka marrë një qëndrim më të hapur ndaj Putin, por ai ende nuk ka thënë se çfarë do të bëjë për të ringjallur lidhjet me Rusinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat