Shkencëtari i njohur për Trump: Është demagog i rrezikshëm

Bota

Shkencëtari i njohur për Trump: Është demagog i rrezikshëm

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 23:47
Stephen Hawking dhe Donald Trump

Shkencëtari i njohur, Stephen Hawking thotë se nuk mund ta shpjegojë se si është e mundur që një personazh si Donald Trump arriti të bëhej aq popullor. Komenti i tij është bërë në fund të majit, i publikuar dhe nga CNN, kur Trump ishte ende në garë brenda Partisë Republikane.

I pyetur gjatë intervistës për televizionin ITN, se si e shpjegon popullaritetin e Trump, Hawking u përgjigj: “Nuk mund ta shpjegoj. Është si misteri i panjohur i origjinës së universit”.

Nga ana tjetër shkencëtari i njohur tha se, e kupton shumë mirë fuqinë e Trump. Ai e quajti Trump demagog që kërkon mbështetjen e një elektorati të gjerë që përbën dhe nivelin më të ulët të shoqërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat