BE: Të respektohet marrëveshja për programin bërthamor të Iranit

Bota

BE: Të respektohet marrëveshja për programin bërthamor të Iranit

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 19:40
Ilustrim

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian u kërkuan sot të gjitha palëve të respektonin angazhimet e marrëveshjes ndërkombëtare mbi çështjen bërthamore iraniane, që presidenti i ri i SHBA-së, Donald Trump gjatë fushatës elektorale kishte premtuar se do ta anulonte.

Marrëveshja e arritur në korrik 2015, u negociua mes Iranit dhe grupit 5+1 (SHBA,Rusi,Kinë,Francë, Britani e Madhe dhe Gjermani) nën drejtimin e BE-së, transmeton atsh.

Kjo marrëveshje synon të garantojë natyrën paqësore të programit bërthamor iranian në këmbim të një heqjeje progresive të sanksioneve ekonomike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat