Trump e bind kryeministrin danez për të investuar më shumë në ushtri

Bota

Trump e bind kryeministrin danez për të investuar më shumë në ushtri

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 23:43
Lars Loke Rasmusen

Danimarka është e gatshme për të rritur investimet për sigurinë kombëtare, tha kryeministri danez Lars Loke Rasmusen, pas një bisede telefonike që pati me Presidentin e sa po zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Reuters raporton se Tramp gjatë fushatës presidenciale kishte kritikuar aleatët e NATO-s, se ata nuk paguajnë mjaftueshëm për mbrojtjen e tyre dhe se Shtetet e Bashkuara paguajnë më shumë për sigurinë e tyre.

Danimarka shpenzon rreth 1.2 për qind të GDP-së për mbrojtjen dhe shtetet anëtare të NATO-s kanë vendosur një objektiv që shpenzimet të jenë dy për qind të GDP-së në fushën e mbrojtjes.

"Qeveria po përgatit masat për të rritur përfitimet për ushtrinë dhe sigurinë kombëtare", tha Rasmussen pas bisedës me Trump, i cili vlerësoi se biseda me Trump ishte miqësore dhe konstruktive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat