Autoritetet në Gjermani kthejnë rreth 12 mijë emigrantë në Afganistan

Bota

Autoritetet në Gjermani kthejnë rreth 12 mijë emigrantë në Afganistan

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 13:30
Migrantët

Rreth 12 mijë emigrantë afganë në Gjermani do të kthehen sërish në vendin e tyre duke qenë se zona të mëdha të Afganistanit konsiderohen të sigurta, sipas një dokumenti qeveritar gjerman të publikuar sot nga një gazetë gjermane.

Dokumenti, një shpjegim nga qeveria të një pyetjeje të ngritur nga partia e ekstremit të majtë Die Linke, thotë se rreth pesë për qind e 247 000 afganëve, të cilët kanë ardhur në Gjermani deri në fund të shtatorit ka gjasa që të dërgohen në shtëpi për shkak se siguria e tyre garantohet në disa qytete të mëdha të Afganistanit.

Shifra është 12 539 emigrantë afganë.

Informacioni u publikua në edicionin e “Neue Zeitung Osnabruecker”.

Çështja e riatdhesimit të njerëzve me forcë në Afganistan është e diskutueshme, duke qenë se ka shumë pyetje rreth asaj se sa i sigurt është vendi, duke pasur parasysh sulmet e rregullta të talebanëve, ku vetëm javën e kaluar, katër persona humbën jetën kur forcat talebane sulmuan konsullatën gjermane në Mazar-e-Sharif.

Deri më tani për këtë vit rreth 27 afganë janë deportuar pasi kërkesat e tyre për azil janë refuzuar, ndërsa në vitin 2015, janë dëbuar nëntë emigrantë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat