Nuk ka ende datë për takimin Trump-Putin

Bota

Nuk ka ende datë për takimin Trump-Putin

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 14:30
Trump & Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kanë diskutuar gjatë një bisede telefonike mundësinë e takimit, por nuk kanë folur për kohën apo vendin se ku mund të ndodhë, tha zëdhënësi i Putinit.

Duke folur për gazetarët në Moskë, Dmitry Peskov tha se raportet e mediave se Trump planifikon të udhëtojë shpejt në Rusi, pas inaugurimit më 20 janar, janë “të ekzagjeruara”.

Gazeta ruse Izvestia, duke cituar një “burim në Partinë Republikane në SHBA”, ka raportuar se dy liderët janë pajtuar për një takim në Moskë, pasi Trump të marrë detyrën.

Peskov tha se nuk ka marrëveshje apo vlerësime konkrete në lidhje me takimin e propozuar.

“Nuk është përmendur fare se kur mund të ndodhë”, tha Peskov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat