Shprehjet e paharruara nga Fidel Castro: Kur unë do vdes vërtetë, asnjëri nuk do më besojë

Bota

Shprehjet e paharruara nga Fidel Castro: Kur unë do vdes vërtetë, asnjëri nuk do më besojë

Nga: Fitim Dika Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 09:08
Fidel Kastro

Komandanti legjendar kubanez ka vdekur në moshën 90 vjeçare, duke qenë udhëheqësi më i gjatë botëror i shekullit të kaluar. Ai njihet si burri i fjalëve, tipike për liderët e majtë, duke folur shtatë orë në Kongresin e Partive Komuniste në 1986. Gjithashtu në Kombet e Bashkuara në Neë York, ai foli njëherë katër orë e gjysmë. Në vijim Bota sot ju sjell disa nga fjalitë më interesante të tij.

? „Më dënoni, nuk ka rëndësi. Historia do më shfajësojë.“ (tetor 1953, atëherë akoma rebel)

Në një vend të pushtuar, nuk gjëjnë qetësi as të vdekurit. (1968)

“Unë çdoherë kam qenë i krishterë, pasi ai ishte komunisti i parë. Ai shumëfishoi bukën dhe peshqit, këtë dëshirojmë të arrijmë edhe në.”  (Castro 1975)

Kur unë do vdes vërtetë, asnjëri nuk do më besojë. (2005)

Idetë nuk kanë nevojë për armë nëse janë në gjendje të masat e mëdha të njerëzve.

Për mua kapitalizmi është i neveritshëm.Është i fëlliqur, vulgar, tëhuajëzues, sepse shkakton luftë, hipokrizi dhe garë.

Revolucioni është një betejë deri në vdekje midis të ardhmes dhe të shkuarës. Ata flasin mbi dështimet e socializmit, por ku është suksesi i kapitalizmit në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine?

Revolucionari beson te njeriu, te qeniet njerëzore. Ai që nuk beson te qeniet njerëzore nuk është revolucionar.

Rezultati më i jashtëzakonshëm i revolucionit kuban është zgjimi te populli i ndërgjegjes së jashtëzakonshme revolucionare.

Një ditë sistemi kapitalist në SHBA do të zhduket, pasi nuk ka sistem klasor të përjetshëm. Një ditë shoqëria e klasave do të zhduket.

Unë jam marksist­-leninist dhe do të vijoj të jem deri në fund të jetës.

Idetë nuk kanë nevojë për armë nëse janë në gjendje te masat e mëdha të njerëzve.

Për mua kapitalizmi është i neveritshëm. Është i fëlliqur, vulgar, tehuajëzues, sepse shkakton luftë, hipokrizi dhe garë.

Revolucioni është një betejë deri në vdekje midis të ardhmes dhe të shkuarës. Ata flasin mbi dështimet e socializmit, por ku është suksesi i kapitalizmit në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine?

Revolucionari beson te njeriu, te qeniet njerëzore. Ai që nuk beson te qenien njerëzore nuk është revolucionar.

Rezultati më i jashtëzakonshëm i revolucionit kuban është zgjimi te populli i ndërgjegjes së jashtëzakonshme revolucionare.

Një ditë sistemi kapitalist në SHBA do të zhduket, pasi nuk ka sistem klasor të përjetshëm. Një ditë shoqëria e klasave do të zhduket.

Atletët e mirë nuk e njohin lodhjen. Ata nuk e njohin dekurajimin. Atletët e mirë nuk njohin veçse .

Unë jam marksist­leninist dhe do të vijoj të jem deri në fund të jetës.

Donald Trump mbahet si ekspert, por është i dekualifikuar në politikën e jashtme njëlloj si Barack Obama. (tetor 2016, pas debatit të dytë presidencial në SHBA)./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat