Ja reagimet e liderëve botëror mbi vdekjen e Fidel Kastros

Bota

Ja reagimet e liderëve botëror mbi vdekjen e Fidel Kastros

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 14:00
Fidel Kastro

Politikanë të rëndësishëm nga mbarë bota kanë reaguar lidhur mbi vdekjen e ish-udhëheqësit komunist të Kubës Fidel Kastro.

Në një deklaratë për media presidenti francez Fransua Holond u shpreh se: “me revolucionin Kuba përjetoi si shpresën ashtu edhe zhgënjimin. Si një aktor i Luftës së Ftohtë ai përfaqësoi për kubanët krenarinë dhe refuzimin e dominimit të jashtëm”.

Ndërsa presidenti rus Vladimir Putin e cilësoi Kastron “simbolin e një epoke”. Në telegramin e Shefit të Kremlinit thuhet: “Emri i këtij shtetari të dalluar konsiderohet me të drejtë simboli i një epoke në historinë moderne. Fidel Kastro ishte një mik i sinqertë dhe i besueshëm i Rusisë”.

Presidenti i Meksikës Enrike Pena Nieto tha se “Kastro ishte një mik i Meksikës, promotor i marrëdhënieve dypalëshe të bazuara në respekt, dialog dhe solidaritet”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat