Nuk ka marrëveshje për armëpushim në Ukrainë

Bota

Nuk ka marrëveshje për armëpushim në Ukrainë

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 20:12
ilustrim

Takimi i ministrave të Gjermanisë, Francës, Ukrainës dhe Rusisë, ku u diskutua për krizën në Ukrainë dhe zbatimin e marrëveshjes për armëpushim, përfundoi pa zgjidhje konkrete, por me marrëveshjen që bisedimet do të vazhdojnë.

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier tha se bisedimet ishin të vështira, por të rëndësishme dhe të nevojshme dhe shprehu optimizëm se Rusia mund të tërheqë trupat nga katër zonat e prekura nga konflikti.

Ai shpreson për progres në zbatimin e marrëveshjes së Minskut, që mund të ndikojë në ndryshimet e sanksioneve kundër Rusisë.

Kurse, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se takimi përfundoi pa progres në gjetjen e një zgjidhje. "Është e pamundur për të rënë dakord me disa pjesë të marrëveshjes, veçanërisht ato që lidhen me sigurinë dhe reformat politike", tha ai pas takimit.

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault ka thënë se duhet bërë më shumë për procesin e armëpushimit në lindje të Ukrainës dhe ka shtuar se negociatat nuk janë krejtësisht të dështuara.

Përfaqësuesit e katër vendeve u takuan sot për të vënë në zbatim marrëveshjen e armëpushimit të arritur vitin e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat