2 500 luftëtarë evropianë ende në Siri dhe në Irak

Bota

2 500 luftëtarë evropianë ende në Siri dhe në Irak

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 08:13
Pamje nga shkatërrimet e luftës në Siri

Midis 2 000 dhe 2 500 evropianë që janë larguar për të luftuar në Irak dhe në Siri vijojnë të qëndrojnë ende aty, duke i ekspozuar vendet e BE-së ndaj kërcënimit të një kthimi të mundshëm në planin e sigurisë, sipas një raporti evropian të konsultuar nga media.

“Statistikat më të fundit bëjnë me dije se në lidhje me kontigjentin e plotë të luftëtarëve të huaj evropianë, rreth 15-20 për qind kanë vdekur në këto shtete, 30-35 për qind janë kthyer tashmë dhe 50 për qind vijojnë të qëndrojnë ende në Siri dhe në Irak”, sipas këtij dokumenti të koordinatorit të BE-së kundër terrorizmit, Gilles de Kerchove.

“Përqindja e luftëtarëve ende në këto zona përfaqëson midis 2 000 dhe 2 500 persona”, saktëson Kerchove në këtë tekst, që do t’i prezantohet sot ministrave të Brendshëm evropianë  në Bruksel, ku ai rekomandon masa përballë kërcënimit potencial të luftëtarëve që janë kthyer në vendet e tyre origjinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat