Çmimet e naftës bien si pasojë e rritjes së rezervave të SHBA-së

Bota

Çmimet e naftës bien si pasojë e rritjes së rezervave të SHBA-së

Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 15:43
Ilustrim

Çmimet e naftës ranë të mërkurën pas një rritje të raportuar në inventarin e naftës së papërpunuar të SHBA-së dhe pasi OPEC sinjalizoi një tepricë të naftës së papërpunuar nëse nuk ndodhin shkurtimet e prodhimit të planifikuara për vitin tjetër.

Nafta e papërpunuar Brent ra për 82 cent në 54.90 dollarë për fuçi, ndërsa së nafta West Texas Intermediate (WTI) ra për 92 cent, në 52.06 dollarë për fuçi.

Tregtarët thanë se çmimet ranë si pasojë e një raporti të papritur për rritjen e inventarit të naftës së papërpunuar në SHBA.

Të dhënat nga Instituti Amerikan i Naftës tregojnë se inventari i naftës së papërpunuar në SHBA u rrit me 4.7 milionë fuçi në javë deri me 9 dhjetor, krahasuar me parashikimet e analistëve për një rënie prej 1.6 milion fuçive.

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), të mërkurën sinjalizoi një rritje të tepricës së naftës për furnizimet e vitit të ardhshëm nëse nuk fillon zbatimi i marrëveshjes së tyre për të ulur prodhimin nga nivelet rekorde dhe që prodhuesit e tjerë mbajnë premtimet për shkurtimet e prodhimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat