Papa Françesku feston 80 vjetorin

Bota

Papa Françesku feston 80 vjetorin

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 12:11
Papa Françesku

Në Vatikan është mbajtur një mesh në Faltoren Paulin në Pallatin Apostolik, me mbi 60 kardinalë për të festuar ditëlindjen e 80-të të Papa Françeskut.

Para meshës, Papës i është uruar ditëlindja nga Kardinali Domenico Calcagno në emër të të gjithë kardinalëve të tjerë.

Ndërsa pas meshës, Papa foli për moshën e shtyrë, duke e quajtur me shaka si të shëmtuar.

“Tash e sa ditë fjala ‘moshë e shtyrë’ po më rri në mendje dhe kjo më duket e shëmtuar, madje edhe më frikëson”, tha Papa.

Vatikani ka hapur shtatë adresa elektronike nga ku mund të urohet Papa për ditëlindjen e tij na kushdo në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat