43 ushtarë vriten pas një shpërthimi kamikaz

Bota

43 ushtarë vriten pas një shpërthimi kamikaz

Më: 18 dhjetor 2016 Në ora: 17:31

Si pasojë e një sulmi vetëvrasës në qytetin jemenit të Adenit, të paktën 43 ushtarë janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Sipas informacioneve të marra nga burimet spitalore, sulmi vetëvrasës është organizuar në afërsi të shtëpisë së gjeneralit Nas?r el-Amburi, në rajonin Hur Mekser.

Dëshmitarët okularë thanë se kamikazi është futur në mesin e ushtarëve që ishin mbledhur për të marrë pagat e prapambetura.

Askush nuk ka marrë deri tani përgjegjësinë për këtë sulm.

Adeni është kryeqyteti i përkohshëm i qeverisë së Jemenit, e mbështetur nga Arabia Saudite.

Prej më shumë se dy vitesh, Jemeni gjendet në një luftë shkatërruese civile me rebelët huthi, të mbështetur nga Irani.

Rebelët kontrollojnë kryeqytetin Sana dhe një pjesë të territorit të vendit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat