Afganistan: Nga shpërthimi i bombës – tre vetë të plagosur

Bota

Afganistan: Nga shpërthimi i bombës – tre vetë të plagosur

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 13:40
Pamje pas një eksplodimi të mëparshëm në Kabul

Së paku tre vetë, përfshirë një anëtar të parlamentit, raportohet se janë plagsur sot nga eksplodimi i një bombe në kryeqytetin Kabul në Afganistan.

Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme të Afanistanit, Najib Danish, tha sot se bomba ishte vendosur nën një urë dhe duket se cak i saj ishte ligjvënësi, Fakuri Behishti, që është nga provinca Bamijan në pjesën qendrore të Afganistanit.

Policia e ka konfirmuar këtë sulm dhe tha se ka ndodhur në lagjen Dashti Barchi në Kabul.

Fakuri Behishti ishte në rrugë e sipër për në parlament kur ndodhi eksplodimi. Raportohet se djali i tij, po ashtu, është plagosur.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinëpër këtë sulm me bombë.

Para një jave, tre militantë talibanë e kanë sulmuar shtëpinë e një anëtari të parlamentit nga provinca Helmand, duke i vrarë tetë civilë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat