"Izraeli ka bombarduar aeroportin ushtarak në Damask"

Bota

"Izraeli ka bombarduar aeroportin ushtarak në Damask"

Më: 13 janar 2017 Në ora: 16:17
ilustrim

Sipas agjencisë së regjimit të Asadit SANA, avionët e Izraelit, mbrëmë rreth mesnatës bombarduan depon e municionit të Hezbollahut në Damask

Sipas mediave të regjimit të Asadit, avionët izraelitë kanë bombarduar depon e municionit të Hezbollahut në aeroportin ushtarak Mezze në Damask, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë së regjimit të Asadit SANA, avionët e Izraelit, mbrëmë rreth mesnatës bombarduan depon e municionit të Hezbollahut në Damask. 

Më tej theksohet se nga liqeni Tabariya, në kufirin izraelito-sirian, janë gjuajtur disa raketa në drejtim të aeroportit të Damaskut, ku ka shpërthyer zjarr.

Aeroporti ushtarak Mezze ishte arenë e luftimeve të ashpra mes forcave të Asadit dhe Ushtrisë së Lirë Siriane, por aeroporti ka mbetur nën kontrollin e regjimit. Në aeroport ndodhen militantë të Hezbollahut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat