Shefi i sigurisë ruse: Po sulmohemi nga fuqitë botërore

Bota

Shefi i sigurisë ruse: Po sulmohemi nga fuqitë botërore

Më: 15 janar 2017 Në ora: 15:32
Nikolai Patrushev, Putin

Shefi i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Nikolai Patrushev, ka thënë sot se Rusia së fundmi ka parë një rritje të konsiderueshme të tentimeve për sulme kibernetike nga shtetet e jashtme.

Komentet e Patrushev, të cilat janë cituar nga agjencitë e lajmeve të Rusisë, vijnë midis tensioneve pas akuzave të agjencive të inteligjencës amerikane se Kremlini kishte ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA përmes sulmeve kibernetike dhe se e ka përkrahur presidentin e zgjedhur, Donald Trump, duke përdorur informata të vjedhura.

Agjencitë e lajmeve të Rusisë e kanë cituar Patrushevin duke thënë: “Së fundmi, e kemi parë një rritje të madhe të tentimeve për të shkaktuar dëme ndaj sistemit informativ rus nga fuqitë e jashtme.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat