Marinsat amerikanë për herë të parë në Norvegji

Bota

Marinsat amerikanë për herë të parë në Norvegji

Më: 15 janar 2017 Në ora: 21:36
Marinsat amerikanë

Marinsat e SHBA-së do të vendosen në Norvegji për të paktën një vit, me qëllim kryerjen e stërvitjeve të përbashkëta dhe trajnimin e ushtrisë vendase, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi të televizionit shtetëror norvegjez, NRK 330 marinsa amerikanë do të jenë prezentë në Norvegji nga dita e hënë. Ata do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta me ushtrinë norvegjezë, si dhe do të trajnojnë forcat e armatosura të këtij vendi.

Ndërkohë ushtarët thuhet se do të vendosen në bazën ushtarake Vaernes në afërsi të Trondheim-it.

Ndërsa Ushtria e Norvegjisë në një deklaratë me shkrim ka thënë se ushtarët e dy vendeve do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët dimërore në veri të vendit. Në deklaratë thuhet gjithashtu se marinsat amerikanë do të trajnojnë ushtrinë vendase për një periudhë 6 mujore.

– Reagimi i Rusisë

Nga ana tjetër zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova në një deklaratë për NRK-në ka thënë se nuk i japin kuptim pranisë së forcave amerikane në Norvegji, ndërkohë që mes dy vendeve nuk ekziston ndonjë problem.

Në Norvegji e cila është anëtare e NATO-s prej 1949-ës, për herë të parë ka dhënë leje për praninë e trupave të huaja në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat