Dëshmon terroristi i Turqisë, pranon vrasjen e 39 personave. Çfarë iu gjet gjatë arrestimit

Bota

Dëshmon terroristi i Turqisë, pranon vrasjen e 39 personave. Çfarë iu gjet gjatë arrestimit

Më: 17 janar 2017 Në ora: 13:44
Abdulgadir Masharipov

Terroristi i Turqisë që vrau 39 vetë natën e ndërrimit të viteve e ka pranuar krimin e kryer.Prefekti i Stambollit Vasip ?ahin lidhur me sulmin terrorist në Ortaköy të Stambollit ka njoftuar se autori i sulmit Abdulgadir Masharipov ka pranuar krimin dhe si rezultat i hetimeve janë përputhur shenjat e gishtërinjve, raporton Anadolu Agency (AA).

Prefekti ?ahin, bashkë me drejtorin e policisë së Stambollit Mustafa Çal??kan në lidhje me sulmin në Ortaköy kanë mbajtur konferencë për media në Drejtorinë e policisë së Stambollit.

Ai theksoi se drejtoria e policisë që nga dita e sulmit ka bërë një punë shumë serioze dhe të ndërlikuar dhe me këtë operacion të kryer është arrestuar autori i sulmit.

“Në kuadër të këtyre punimeve janë kryer opeacione në 152 adresa, ku si rezulat janë ndaluar 50 persona. Gjithashtu i janë dorëzur autoriteteve përkatëse për vazhdimin e procedurave të nevojshme 168 persona apo të dyshuar për t’u bërë luftëtarë të huaj. Bashkë me terroristin janë sekuestruar edhe 197 mijë dollarë amerikanë, 2 pistoleta me karikatorë (nga të cilat njëra prej pistoletave është me ajër) dy dronë dhe dy sim kartela si dhe shumë materiale të tjera”, tha ?ahin.

Pasi ka vënë në dukje se terroristi ka pranuar krimin ?ahin, tha se “në të njëjtën kohë në hetime janë përputhur edhe shenjat e gishtërinjve”.

Duke shprehur falënderimet për të gjithë njësitë e policisë për operacionin e suksesshëm dhe duke uruar që ngjarje të tilla të mos ndodhin më prefekti ?ahin tha: “Në këtë pikë kemi marrë masat në nivelin më të lartë. Kemi marrë masa në çdo kuptim për institucionet apo organizatat e rrezikuara. Sigurisht që edhe ndjeshmëria e qytetarëve tanë është shumë e rëndësishme. Gjatë këtyre operacioneve janë kryer rreth 2.200 denoncime. Për ne këto janë informacione dhe prova shumë të rëndësishme. Presim që ndjeshmëria e qytetarëve tanë të vazhdojë duke u rritur”.

Image

“Është arrestuar në njërën prej 5 adresave”

Pas një pyetjeje se si është arrestuar terroristi prefekti i Stambollit Vasip ?ahin, ka thënë: “Bashkë me terroristin janë ndaluar edhe një person nga Iraku dhe 3 femra të cilat janë nga Egjipti dhe Afrika. Po vlerësohen ndalimet e tyre ku ka mundësi të lartë për lidhje me organizatën. Ata janë ndaluar të gjithë sepse ndodheshin në një shtëpi me terroristin. Përveç irakianit 3 femrat vlerësohen se kanë mbërritur aty në 3 ditët e fundit. Sigurisht që këto janë vlerësime por gjatë hetimeve këto do të qartësohen edhe më tej. Punonjësit e policisë ishin në ndjekje të këtyre adresave ku si rezultat i ndjekjeve në këto 5 adresa u bë i mundur arrestimi”.

“Atë ditë ka patur dikush që e ka ndihmuar”

Në pyetjen e një gazetari se “ka pretendime se në ditën e ngjarjes terroristi është ndihmuar?”, prefekti ?ahin është përgjigjur se “Tani është ende herët, hetimi vazhdon. Presim që në një kohë të shkurtër të arrijmë të marrim këto informacione. Sigurisht që atë ditë ka patur dikush që e ka ndihmuar. Këto do të përcaktohen më qartë gjatë hetimeve”.

Image

“Ka hyrë ilegalisht në muajin janar”

Pasi ka njoftuar se terrroristi ka hyrë në vend ilegalisht në muajin janar ?ahin, tha se “Ka prova të forta se ka hyrë nga kufiri në lindje të vendit. Këto po ndiqen. Por, të paktën është e qartë se kjo është kryer në emër të DEASH-it”.

“Në operacione të tilla qëllimi ynë është që të kapim të gjallë kriminelin. Edhe ky operacion është kryer në mënyrë të tillë, ku edhe forcat tona të sigurisë sipas ligjit nuk përdorin armë nëse nuk janë të detyruar. Në këtë oparacion nuk ka qenë nevojë për përdorimin e armëve për arsyen se edhe pala përballë nuk ka përdorur armë”, tha ai.

Prefekti ?ahin ka theksuar se për kryerjen e këtij operacioni janë shfrytëzuar edhe informacione të marra nga bashkëshortja e terroristit ku ndaj pyetjes në lidhje “nëse ndodhej fëmija pranë tij”, ?ahin vuri në dukje se “mesnatën e djeshme vazja nuk ishte pranë tij, por pranë nënës së saj. Ne vlerësonim se djali do të ishte pranë tij por nuk ishte”.

Ndërsa në pyetjen për fatin e fëmijës, ?ahin ka thënë: “Në lidhje me fëmijët ka disa dispozita në legjislacionin tonë kombëtar, si dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Sigurisht që mbrojtja e këtyre fëmijëve do të bëhet në përputhje me këto dispozita”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat