Putin: Trumpit nuk i duhen prostituta, ai ka gruan më të bukur në botë

Bota

Putin: Trumpit nuk i duhen prostituta, ai ka gruan më të bukur në botë

Më: 17 janar 2017 Në ora: 16:49
Trump, Melania

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Rusia nuk ka dosje degraduese për figurën e presidentit në ardhje të SHBA-së, Donald Trump.

Putin, është shprehur se këto informata ishin më të “këqija se prostitutat” duke iu referuar raportimeve të javës së kaluar që Rusia ka incizime të Trump me prostituta.

“Shërbimet e tona sekrete nuk e ndjekin secilin miliarder amerikanë. Unë nuk e njoh Trump, nuk e kam takuar kurrë, nuk e di se si do të veprojë ai në arenën ndërkombëtare dhe nuk kam ndonjë arsye që ta sulmoj, kritikoj dhe ta mbroj atë”.

“Donlad Trump, është së bashku me gruan më të bukur në botë, e pse do i duhej që të shkojë me prostituta në Moskë?”, është shprehur Putin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat