Putin: Trump është burrë i rritur, nuk besoj se ka shkuar me prostituta ruse

Bota

Putin: Trump është burrë i rritur, nuk besoj se ka shkuar me prostituta ruse

Nga: Bota sot Më: 18 janar 2017 Në ora: 00:28
Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka theksuar se ai nuk ka arsye për ta mbrojtur ose sulmuar presidentin e zgjedhur amerikan Donald Trump, informon botasot.info lajmin e Interfax.

“Unë nuk e njoh zotin Trump, nuk e kam takuar asnjëherë dhe nuk e di sesi do veprojë në arenën ndërkombëtare. Andaj nuk kam arsye ta sulmoj ose kritikoj për asgjë, ose ta mbroj atë,” tha Putin.

Por akuzat se Trump ka pasur kontakte me prostituta nga Rusia, për Putinin janë të “pamundshme”. Ai bile këto i quajti “Fake news” të dala nga një ish agjent britanik.

Trump është “një burrë i rritur, dhe njëri, që prej kohësh ka organizuar edicionet e bukurisë për gratë kur në fund është takuar me gruan më të bukur në botë,” vijoi më tej Putin. Andaj për të është mezi e kuptueshme që Trump të vijë në Moskë për të shkuar me prostituta. “Por ata janë më të mirat në botë.”

Sipas disa agjencive, shërbimi sekret rus disponon video të skenave erotike ku protagonist mendohet se është Donald Trump./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat