Uashingtoni i hapur për operacion kundër ISIS-it me Rusinë

Bota

Uashingtoni i hapur për operacion kundër ISIS-it me Rusinë

Më: 23 janar 2017 Në ora: 23:26
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara janë të hapura për idenë e kryerjes së operacioneve të përbashkëta ushtarake kundër grupit xhihadist të Shtetit Islamik në Siri, tha të hënën një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Kurse Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se avionët luftarakë rusë në Siri ka marrë pjesë në një mision të përbashkët me koalicionin e kryesuar nga Shtetet e Bashkuara në një sulm ndaj Shtetit Islam.

Nëse ky pretendim konfirmohet nga Uashingtoni zyrtar, këto misione paraqesin veprimin e parë të koordinuar me Rusinë dhe koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Shtetit Islam, raporton AP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat