Merkel në pritje të ftesës nga Trump

Bota

Merkel në pritje të ftesës nga Trump

Më: 23 janar 2017 Në ora: 23:55
Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel po pret me durim ftesën për bisedime me presidentin amerikan, Donald Trump dhe është e pashqetësuar për faktin se kryeministrja britanike, Theresa May do të jetë udhëheqësja e parë që takohet me presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha sot zëdhënësi i kancelares.

“Çdo gjë ka kohën e vet”, tha zëdhënësi i Merkelit, Steffen Seibert, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, lidhur me kohën se kur kancelarja do të zhvillojë bisedime me Trumpin.

“Ne kemi të gjitha kontaktet që mund të kemi në fazën e parë të administratës së re dhe këto kontakte janë të vazhdueshme”, tha Seibert.

Seibert hodhi poshtë çdo sugjerim se Berlini është i irrituar që kryeministrja britanike, Theresa May Britanisë do të jetë udhëheqësja e parë e Bashkimit Evropian për të zhvilluar bisedime me presidentin e ri amerikan, Trump kur ajo të udhëtojë të premten drejt Shtëpisë së Bardhë, përcjell Atsh.

Zëdhënësi i kancelares vuri në dukje se Uashingtoni dhe Londra kanë pasur gjithmonë lidhje të ngushta dhe se kryeministrja britanike, May kërkon të bisedojë me Trump lidhur me një marrëveshje të tregtisë së SHBA me Britaninë e Madhe, si pjesë e planeve të vendit të saj për t’u larguar nga Bashkimi Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat