Australi: Përpjekje për shpëtimin e marrëveshjes tregtare

Bota

Australi: Përpjekje për shpëtimin e marrëveshjes tregtare

Më: 24 janar 2017 Në ora: 08:50
Malcolm Turnbull

Australia dhe vendet e tjera të Paqësorit thanë se do të përpiqen ta shpëtojnë marrëveshjen e vendeve të rajonit për tregti, nga e cila janë tërhequr Shtetet e Bashkuara.

Rrjedhimisht, mund të ndodhë që vendin e SHBA-ve do ta zëjë Kina.

“Pasi i humbën Shtetet e Bashkuara, që është humbje e madhe, ne nuk do të largohemi”, tha sot në kryeqytetin Kanberra kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull, dhe ka shtuar se “sigurisht që ka potencial për bashkim të Kinës”.

Ai theksoi se dëshiron “që ta mbaj këtë moment kah tregjet e hapura dhe tregtia e lirë, pasi protekcionizmi” nuk ju e eviton rritjen e vogël.

Dje, presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur që Shtetet e Bashkuara të largohen nga kjo marrëveshje e 12 vendeve, për të cilën negociata kishte zhvilluar ish-presidenti, Barack Obama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat