Estonia i mbështet sanksionet kundër Rusisë

Bota

Estonia i mbështet sanksionet kundër Rusisë

Më: 24 janar 2017 Në ora: 08:50
Presidentja Kaljulaid dhe presidenti Poroshenko para takimit të tyre të mbrëmshëm

Presidentja e Estonisë, Kersti Kaljulaid, i ka thënë presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, i cili e vizitoi Estoninë, se ajo i mbështet sanksionet kundër Rusisë, për shkak të involvimit të saj në pjesën lindore të Ukrainës.

Presidentja Kaljulaid, pas takimit me Poroshenkon, në kryeqytetin Talin, tha mbrëmë se sanksionet ekonomike duhet të mbeten deri në “implementimin e plotë të Marrëveshjeve të Minskut dhe derisa Rusia u përmbahet të gjitha obligimeve të saj ndërkombëtare”.

Poroshenko e ka falënderuar Estoninë për mbështetjen e vendosur dhe ndihmën që i ka dhënë Ukrainës, përfshirë edhe rehabilitimin mjekësor për 40 ushtarë të plagosur të Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat