Chicago: Nga të shtënat me armë plagosen gjashtë persona

Bota

Chicago: Nga të shtënat me armë plagosen gjashtë persona

Më: 26 janar 2017 Në ora: 14:05
Chicago

Një vajzë 12-vjeçare  është njëra ndër gjashtë viktimat të cilat u qëlluan të mërkurën në mbrëmje në Chicago, një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump kërkoi ndërhyrjen federale të merret me dhunën që po ndodhë në këtë qytet.

Të shtënat kanë ndodhur në një restorant në lagjen “greater Grand Crossing” ku njerëzit ishin mbledhur për të mbajtur zi për vdekjen e Jamayah Fields i cili ishte qëlluar dhe vrarë të hënën.

Gjashtë personat e qëlluar janë duke u trajtuar në spitalin lokal, ka thënë një zëdhënës i Departamentit të Policisë në Chicago.

Ende askush nuk është arrestuar në lidhje me këtë ngjarje.

Chicago më një popullsi prej 2.7 milionë banorë, është regjistruar si shteti me incidentet dhe vrasjet më të mëdha se sa ndonjë qytet tjetër amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat