Nga Rusia me dashuri, Snowden drejt ekstradimit në SHBA

Bota

Nga Rusia me dashuri, Snowden drejt ekstradimit në SHBA

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 10:33
Edward Snowden

Vladimir Putin është duke marrë në konsideratë rikthimin e Edward Snowden në SHBA, si “dhuratë” për Donald Trump.

Kjo është ajo që raportohet nga Shërbimet Amerikane të Inteligjencës dhe çdo gjë bëhet edhe më e besueshme kur shikon raportet shumë të mira të dy presidentëve respektivë, Trump dhe Putin. 
Rusia duket e prirur të ekstradojë Snowden në SHBA, për të treguar ekzistencën e një marrëdhënieje të ngrohtë midis dy vendeve si dhe për të dërguar një sinjal se ata janë gati për të tjera bashkëpunime midis dy vendeve. 

Avokati i Edwart Snowden, mohon të ketë dijeni për planifikimin e ekstradimit të klientit të tij, por pranon se nëse ai vjen në SHBA rrezikon të përballet me disa dekada burgim.

Snowden ndodhet në Moskë, me statusin e azilantit politik dhe me një leje qëndrimi të vlefshme deri më 2020-ën, kohë që i mjafton atij për të aplikuar për nënshtetësinë ruse

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat