Rusia do bashkëpunim më të madhe me SHBA-në për Sirinë

Bota

Rusia do bashkëpunim më të madhe me SHBA-në për Sirinë

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 13:54
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Moska shpreson në bashkëpunim më të afërt me Shtetet e Bashkuara për çështjen e Sirisë.

Lavrov i bëri këto komente në prag të dy tubimeve në Gjermani këtë javë, të cilat mund t’i ofrojnë mundësinë të takojë Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson.

Rusia “llogarit në një ndërveprim më të afërt, më efektiv me administratën e presidentit Donald Trump, marrë parasysh qasjen e tij të qartë ndaj terrorizmit si një e keqe absolute”, tha Lavrov.

Edhe Trump, edhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë bërë thirrje për bashkëpunim më të ngushtë kundër terrorizmit dhe grupit militant Shteti Islamik.

Megjithatë, deri më tash, ka pasur pak diskutim publik të detajeve.

Lavrov tha se rrethi i ri i bisedimeve për paqe në Siri, i ndërmjetësuar nga Rusia, Turqia dhe Irani, do të mbahet në Astana të Kazakistanit më 15 dhe 16 shkurt.

Rusia ka dhënë mbështetje diplomatike dhe ushtarake për regjimin e Sirisë, gjatë luftës gjashtëvjeçare në këtë vend, e cila ka lënë të vrarë rreth 300,000 njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat